Këngëtarja e famshme njofton mbështetjen e saj për Kamala Harris: Unë do të votoj ty

Këngëtarja me famë botërore, Taylor Swift, njoftoi mbështetjen e saj për Kamala Harris menjëherë pas përfundimit të debatit të kandidatit demokrat me Donald Trump përpara zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Unë do të jap votën time për Kamala Harris dhe Tim Walsh në zgjedhjet e 2024”, shkroi ylli i muzikës në postimin e saj në “Instagram” për 283 milionë ndjekësit e saj.

“Unë po votoj për Harrisin sepse ajo po lufton për të drejtat dhe qëllimet që besoj se kanë nevojë për një luftëtar për t’i mbrojtur ato. E vlerësoj që ajo është një lidere solide dhe karizmatike dhe besoj se mund të arrijmë shumë më tepër për këtë vend nëse udhëhiqemi nga maturia dhe jo kaosi”, shtoi Swift në postimin e saj.

Këngëtarja, e cila sipas disa analistëve mund të jetë një faktor vendimtar në rezultatin e zgjedhjeve falë popullaritetit të saj, e ka nënshkruar postimin e saj me fjalët “Childless Cat Lady”, duke iu përgjigjur kështu indirekt kandidatit të Trump, JD Vance, i cili e përdori termin gjatë një interviste të vitit 2019.


Shtuar 11.09.2024 12:15