Broja kthehet në tifoz sot në “Air Albania”: Asllani do të bëj gol

Armando Broja ishte mungesa e madhe e Shqipërisë për ndeshjet e shtatorit, me sulmuesin kuqezi nuk ia doli dot për shkak dëmtimi. Gjithsesi, për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, ai do të jetë tifozi numër një i kombëtares.

“Ishalla me fitore, kam ditëlindjen dhe do të ishte më e bukur me fitore. Kjo është shtëpia jonë, shpirti jonë me këta tifozë. Ishalla është ndeshje e bukur dhe lojtarët të luajnë për tifozët.

Shpresoj të jem gati në tetor, kam një dëmtim të vogël dhe mezi pres të rikthehem në ekip e të luaj për tifozët.

I kam takuar lojtarët, Uzunin, Mitajn, Bajramin, ishin të gëzuar dhe shpresoj të fitojnë sonte. Do ishte një dhuratë e bukur.

Më mungon të luaj në Air Albania, janë 2 vite nga hera e fundit. Kam shumë qejf të luaj për Kombëtaren, më jep një ndjenjë shumë të bukur. Mezi pres të rikthehem të luaj këtu.

Everton vendimi i duhur? Shans shumë i mirë për mua, jam huazuar edhe në Southampton ku bëra emër. Pas dëmtimeve mund të filloj sërish si përpara me gola.

Festë private pas fitores? Të shohim, kam folur me çunat. (Qesh) Sonte do jetë e vështirë, por Asllani më duket se do të bëj gol”, tha Broja.


Shtuar 10.09.2024 20:53