Ndahet nga jeta kantautori i njohur nga Korça

Kantautori i njohur korçar, Gjergji Peleshi është ndarë nga jeta në moshën 88 vjeçare.

Peleshi një nga këngëtaret më të njohur të serenatës korçare, madje për shumë vite ka qenë pjesë e Korit “Lira” të këtij qyteti.

Gjergji Peleshi është rritur në një familje ku serenata korçare është kënduar që në fillesat e saj, këngë të cilat me se shumti i ka kënduar me vëllain e tij Ilkë Peleshin.

Deri në momentet e fundit të jetës së tij e ka kënduar me shume dashuri serenatën korçare.


Shtuar 10.09.2024 16:27

Tags: ,