E rëndë në Klos/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 22-vjeçari (EMRI)

Ditën e sotme rreth orës 11:40, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos, ku një 22-vjeçar i identifikuar si Dorjan Peci, ka humbur tragjikisht jetën, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Sipas informacioneve policore, ngjarja ka ndodhur në fshatin Fshat.

Viktima është një 22-vjeçar. Ai po punonte me linjën kabllore të internetit, kur dyshohet se ra aksidentalisht në kontakt me energjinë elektrike, duke gjetur vdekjen.

Në vendngjarje ndodhet grupit hetimor, i cili në drejtimin e prokurorit, vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 11:40,  në fshatin Fshat në Klos, shtetasi D.P., rreth 22-vjeç, duke punuar me linjën kabllore të internetit, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorit, vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës”, thuhet në një njoftim të policisë së Matit.


Shtuar 10.09.2024 13:15