GJKKO ka caktuar masën e arrestit me burg për Marklen Hakën. Ai u arrestua në një aksion blic nga Policia e Shtetit, teksa ishte shpallur më parë në kërkim nga SPAK.
Raportohet se se gjatë seancës në GJKKO, Haka nuk ka pranuar akuzat e SPAK, ndërsa ka mohuar se ka përdorur aplikacionin “SKY”.
Të lidhura
None found
HAka ka mohuar gjithashtu akuzën për pjesëmarrje në atentatin ndaj Durim Bamit, sikundër ka pohuar se nuk ka konflikte me askënd.
Haka ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”.
