Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve në Greqi, 30-vjeçari në gjendje kritike për jetën

Mbrëmjen e djeshme, një konflikt i dhunshëm është regjistruar mes disa shqiptarëve në Heraklion të Greqisë.

Media greke “protothema”, shkruan se përplasja fillimisht ka nisur në një lokal dhe më pas ka vazhduar dhe jashtë saj.

Sipas autoriteteve greke, një 30-vjeçar me origjinë shqiptare është goditur me thikë nga bashkëatdhetari i tij.

Raportohet se një nga shqiptarët është goditur me thikë nga një bashkatdhetar, i cili është identifikuar dhe po kërkohet nga policia.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, ku i është nënshtruar një operacioni dhe gjendja e tij konsiderohet kritike.


Shtuar 8.09.2024 09:14