Arrestohet në Nikël Marklen Haka

Ka rënë në prangat e policisë Marklen Haka, 33-vjeçari i cili shpëtoi nga një atentat që iu bë në Nikël dy vjet më parë.

Marklen Haka, është emër i njohur për drejtësinë me disa precedent penal. Në janar të vitit 2020, Marklen Haka, u arrestua nga forcat RENEA gjatë një operacioni te shtrirë në disa qytete të vendit.

Ai ra në pranga si i dyshuar për 3 vepra penale; “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Moskallëzim krimi”, por liria e tij do të kufizohej vetëm pak ditë.

Prokuroria nuk mundi t`i faktonte këto akuza dhe ai u la i lirë nga gjykata.

Marklen Haka, ka qenë i arrestuar më herët për një vrasje të ndodhur në qershor të viti 2011 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, por ishte liruar për mungesë provash.

Ai rezulton i dyshuar edhe për disa ngjarje të rënda kriminale, por nuk është përballur me drejtësinë


Shtuar 6.09.2024 16:00