“Nuk futem në Kuvend” Paloka: Nëse Rama i fiton zgjedhjet, heq dorë nga mandati i deputetit

Përmes një interviste në Ora Neës, kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka tha se nuk do ta marrë dhe do ta braktisë mandatin e deputetit nëse Rama fiton sërish zgjedhjet.

Ai shtoi se të gjithë kanë detyrën për të ngritur shqiptarët në revoltë dhe të krijojë një qeveri teknike si dhe lirimin e Berishës që është në arrest politik.

Paloka: Unë nuk e dua dhe të mendoj që të jem në parlament që drejtohet nga Edi Rama. Edhe këto 4 vite kam bërë një zgjedhje timen, me ato akte që kam pasur në atë parlament që nuk e konsideroj të mbajë atë emër. Nëse Rama në vjedh ose na manipulon në zgjedhje dhe rri në qeveri, mandati im nuk më hyn në punë, ta marrë kush të dojë pas meje, sepse nuk ë vlen të qëndroj në një parlament të diktatorit.

Nëse ne nuk arrijmë që të mposhtim Ramën ne nuk kemi asnjë justifikim. Nëse Rama arrin që të na manipulojë dhe të na marrë zgjedhjet, unë së paku nuk kam asnjë punë në atë kuvend. Kështu duhet ta shohin të gjithë deputetët dhe anëtarët e PD-së. Kjo nuk është një ndarje privilegjesh. Të gjithë kanë detyrën për të ngritur shqiptarët në revoltë dhe të krijojë një qeveri teknike si dhe lirimin e Berishës që është në arrest politik.


Shtuar 5.09.2024 21:46