Luis Suarez tërhiqet nga kombëtarja e Uruguait

Luis Suarez ka njoftuar tërheqjen e tij nga kombëtarja e Uruguait. Sulmuesi 37-vjeçar tha se ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës e së premtes kundër Paraguait do të jetë paraqitja e tij e fundit me fanellën e skuadrës “Celeste”.

Ish-ylli i Liverpulit dhe Barcelonës, që tani luan për Inter Miamin në MLS, është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Uruguait, me 69 gola në 142 ndeshje të luajtura në 17 vjet.

Suarez bëri debutimin e tij për ekipin kombëtar më 8 shkurt 2007 në një fitore 3–1 kundër Kolumbisë. Me kombëtaren mori pjesë në katër edicione të Kupës së Botës.


Shtuar 3.09.2024 10:20