Parashikimi i motit 3 Shtator 2024, temperatura deri në 36 gradë

Vendi ynë, përgjatë gjithë 24- orëve pritet të jetë nën dominimin e alternimeve të kthjellimeve të shkurtra, si dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe qendrore.

Ndërsa në orët e pasdites, vranësirat do të shpeshtohen në të gjithë vendin duke sjellë në zonat përgjatë kufirit Lindore dhe Jugor rrebeshe afat-shkurtra shiu.

E njëjta situatë meteorologjike, do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 13°C vlera minimale deri në 36°C vlera maksimale.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.


Shtuar 3.09.2024 07:58