Aksident tragjik/ Autobusi përplaset në një shkollë, humbin jetën 11 persona plagosen 13 të tjerë

Mëngjesin e sotëm, një aksident tragjik ka ndodhur në Kinë.  Një autobus shkolle ka përplasur prindërit dhe fëmijët që ndodheshin në ambientet e jashtme të një shkolle, duke shkaktuar 11 të vdekur dhe 13 të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake të publikuara nga mediat e huaja, mes viktimave janë gjashtë prindër dhe pesë nxënës.

Nga të plagosurit njëri është në gjendje kritike për jetën, ndërsa për 12 të tjerët gjendja e tyre cilësohet si e qëndrueshme.

Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodhur kur drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e autobusit të shkollës teksa po i afrohej shkollës.

Pas aksidentit drejtuesi i mjetit është arrestuar, ndërsa hetimet për shkaqet e këtij aksidenti tragjik vijojnë.


Shtuar 3.09.2024 07:43