Një dokumentar i ri për Princeshën Diana do të zbulojë detaje rreth vdekjes së saj

Gati tre dekada pas vdekjes së saj, Princesha Diana, është ende në zemrat dhe mendjet e shumë njerëzve – dhe me një dokumentar të ri, do të zbulohen shumë detaje rreth vdekjes së saj në 1997.

Sipas revistës People, dokumentari “Who Killed Diana?”, do të eksplorojë rrethanat rreth vdekjes së yllit mbretëror në moshën 36-vjeçare.

Deadline shton se ekipi i këtij dokumentari premton intervista të rralla, duke përfshirë takimet e para me burimet kryesore dhe është vendosur të “hedhë dritë mbi rastin që ka tërhequr vëmendjen e botës për dekada”.

“Who Killed Diana?” do të vërë në pah figurat ikonike dhe do të shqyrtojë “historitë njerëzore dhe kontekstin historik në qendër të këtyre rasteve”.

Ekipi pas serialit të ardhshëm Diana krijoi gjithashtu “Who Killed Jill Dando” të vitit 2023? dhe “The Mystery of Marilyn Monroe” i vitit 2022 për Netflix.

Ndërsa nuk është dhënë asnjë datë publikimi për “Who Killed Diana?”, u zbulua se do të jetë një speciale me tre pjesë.
Diana vdiq së bashku me dy individë të tjerë në një aksident automobilistik në Paris.


Shtuar 28.08.2024 13:14