Gjykata e Gjirokastës, ka lënë në burg pa afat Blerti Kanushin, 23-vjeçarin e arrestuar si autor i vrasjes së 72-vjeçarit Faik Ajdini, në Zhapokikë të Memaliajt.
Në arrest shtëpie, do të qëndrojë Darovi Ajdini. Kjo e fundit akuzohet për zhdukje të provave të krimit.
Fillimisht ka qenë prokurori Bledar Bala, i cili përgjatë 30 minutave ka sqaruar me detaje rrethanat e ngjarjes së ndodhur në fshatin Zhapokikë, ku ka sqaruar dhe dokumentuar me prova materiale veprimtarinë e Blerti Kanushit.
Ky i fundit ka qëndruar përgjatë gjithë kohës i heshtur dhe nuk ka reaguar në asnjë moment, duke ia lënë të drejtën e reagimit avokatit të tij, Malo Sadikaj.
Ky i fundit dhe avokati tjetër i të arrestuarës, Agron Iljazi, në fjalën e tyre kanë sqaruar pozitën e klientëve të tyre duke kërkuar masë më të lehtë.
Më pas, kryesuesja e seancës Entela Selmanaj, ka vendosur masën arrest në burg per Blerti Kanushin dhe arrest në shtëpi për Darovi Hajdinin.