Mbetjet toksike, reagon ashpër Jamarbër Malltezi: Qeveri pisash!

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit dhe Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi përmes një postimi në Facebook shkruan se mbetjet e rrezikshme të importit që shkuan nga Durrësi ne Trieste fillimisht, dhe më pas drejt Tajlandës, ngrenë pikëpyetje të tjera dhe dyshime që duhen hetuar.
Sipas Malltezit, futja e mbetjeve të tjera rifuggio në kalatën lindore duhet hetuar pasi mund të perdoren edhe për trafik hyrës të mbetjeve dhe drogës!

“Ka dështim te menaxhimit të mbetjeve në terësi, nga dogana, inceneratoret, administrata e portit, inspektoriati mjedisor, policia, shish, korrupsioni dhe ekspertiza qe ska fare në shtet e dogana”-shkruan ai.

Postimi i plotë i Malltezit:

Mbetjet – qeveri pisash trafikante. Duke nisur nga kodi qe referon Bloomberg (furnace dust) mund te jene disa variante:

Varianti 1 qe dha indirekt qeveria me mjerot – Kurum – POR keta e kane te miratuar lejet dhe kane 23 vjet qe e kryejne dhe nese do ishin vec keta atehere do i dilnin per zot haptas se eshte industri e ligjshme dhe i ka te qarta proceset, mbetjet dhe si i trajton.

Varianti 2: Mbetje te rrezikshme edhe te operatoreve te tjere brenda vendit per te cilat jane perdorur me apo pa dijeni letrat e kurum;
Varianti 3.Mbetje te rrezikshme te huaja (importi) pasi keta kane kaluar ne 2017 me duket ligjin per tranzitimin e mbetjeve te rrezikshme. Pra marrin edhe mbetje te tjera rifugio dhe falsifikojne letrat. Futja e mbetje te tjera rifuggio ne kalaten lindore duhet hetuar se mund te perdoret edhe per trafik hyres te mbetjeve dhe droges! (Ka 2 vjet qe nuk eshte kapur hic asnje sasi droge ne Shqiperi -duhet te marrin cmim si vendi i pare ne bote qe nuk ka droge)

Fakti qe anija ka shkuar nga Durresi ne Trieste fillimisht dhe me pas drejt tajlandes ngre pikepyetje te tjera dhe dyshime qe duhen hetuar.

Ka deshtim te menaxhimit te mbetjeve ne teresi, nga dogana, inceneratoret, administrata e portit, inspektoriati mjedisor, policia, shish, korrupsioni dhe ekspertiza qe ska fare ne shtet e dogana. Nuk ke ku e kap se tregon pisllekun total qe ka kapur cdo qelize.


Shtuar 22.08.2024 18:01