Vrasja e Egli Progës, nis protestë-marshimi në Sheshin Skënderbej

Ka nisur në Sheshin Skënderbej protestë-marshimi për vrasjen e Egli Progës në Pogradec.

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në shesh me pankarta në duar, për të protestuar për vrasjen e të riut.

Protestuesit mbanin në duar foton e Egli Progës, por edhe pankarta të ndryshme si “A fshihet e vërteta?”, “Kërkojmë drejtësi” etj.


Shtuar 19.08.2024 19:44