Aksident i rëndë në aksin “Kardhiq-Delvinë”, 8-vjeçarja niset urgjent drejt Tiranës

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në aksin Kardhiq-Delvinë.

Automjeti “Audi” me targa R777PUK me drejtues shtetasin R. A 23 vjeç, për shkak të lagështirës është përplasur me automjetin tip “Citroen” me targa AB519DR me drejtues shtetasin L. H 37 vjeç, nga Durrësi, të cilët ndodheshin me pushime në Sarandë dhe po largoheshin.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur e plagosur vajza 8-vjeçare e shtetasit L. H. Ajo ka marrë dëmtime në kokë. Menjëherë është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Sarandës ku pas marrjes së ndihmës së parë është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.


Shtuar 19.08.2024 16:41