VIDEO/ Ilir Meta nuk i ndal hedhjet nëpër ujëra, shkrin së qeshuri disa fëmijë në lumë

Ilir Meta vijon të kryejë hedhje nëpër ujëra të ndryshëm, qoftë lumenjë apo liqene.

Këtë të diel është shfaqur në lumin e Matit, me një grup fëmijësh që laheshin në lum.

Ai ka postuar një video duke zbavitur këta të fundit, që nuk e mbanin dot të qeshurën nga hedhja që realizoi kreu i PL.

“Një përshëndetje nga lumi i Matit për çunat e Kurbinit me thirrjen frymëzuese: Para Laçi”, shkruan Ilir Meta, në një video që e ka postuar vetë.


Shtuar 18.08.2024 18:17