Qëlloi për vdekje bashkëshortin e tezes në dasmë, vetëdorëzohet në polici efektivi

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme , rreth orës 19:25, në fshatin Bibaj, Komuna Ferizaj, në parkingun e një salle dasmash, ka ndodhur një vrasje.

Krimi i rëndë ndodhi gjatë një dasme, ku polici, Festim Ramadani qëlloi për vdekje me armë bashkëshortin e tezes së tij, Sabri Sabriu.

Njëkohësisht mësohet se viktima është edhe xhaxhai i bashkëshortit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Efektivi raportohet se ishte jashtë orarit zyrtar në momentin kur e kreu krimin dhe pas vrasjes është vetëdorëzuar në polici.

Ende mbetet enigmatike arsyeja e vrasjes së shtetasit Sadri Sadriu jashtë restorantit ku po zhvillohej dasma.


Shtuar 17.08.2024 18:16

Tags: ,