U vra nga polici në dasmë, viktima është xhaxhai i burrit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Ferizaj të Kosovës, ku një person u vra në një restorant dasmash nga një punonjës policie.

Mediat në Kosova raportojnë se viktima është Sadri Sadriu nga Lugina e Preshevës dhe mësohet se është xhaxhai i Prindon Sadriut, burrit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas informacioneve të para thuhet se ngjarja ndodhi në oborrin e një restoranti ku po mbahej një aheng familjar dhe viktima erdhi për ta martuar nipin.


Shtuar 16.08.2024 22:52

Tags: ,