Arrestimi i shefit të Antidrogës në Durrës, ministri i Brendshëm: Policët që hiqen si padronë, marrin ndëshkimin më të ashpër ligjor

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar pas arrestimit të shefit të Antidrogës në Durrës, Gazmir Preçi. Ministri Hoxha shkruan se ku operacion tregon se mesazhi është i qartë, policët që hiqen si padronë të qytetarëve dhe bizneseve do marrin ndëshkimin më të ashpër ligjor.

Operacioni i AMP-së, në bashkëpunim me SPAK, është mesazh i qartë për ata punonjës policie të cilitdo niveli qofshin, që do të tentojnë të cenojnë besimin e qytetarëve tek Policia, duke u hequr si padronë të qytetarëve dhe bizneseve, dhe jo si shërbëtorë të ligjit, do të marrin ndëshkimin më të ashpër ligjor.

Mbështes dhe inkurajoj AMP-në dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe nxis dhe garantoj qytetarët dhe bizneset të denoncojnë raste të tilla, sepse vetëm bashkërisht arrijmë të realizojmë objektivin madhor, për të pasur një Polici sa më profesionale dhe me integritet të lartë moral e ligjor!


Shtuar 16.08.2024 13:37