Kompania “5D” nën hetim për skandalin e abuzimeve të korrupsionit të drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, duket së nuk është kufizuar në firmosjen e tenderave nga autoriteti kontraktor Bashkia e Tiranës, por ka shkuar dhe më tej më marrjen e projekteve të mëdha.
Në dosjen e SPAK-ut është evidentuar një komunikim i një prej punonjësve të shoqërisë “5D”, e cila në komunikimet e zhvilluara në muajin shkurt të vitit 2021 tregon për një procedurë prokurimi që “5D”-ja ka fituar.
Nga verifikimet rezulton se bëhet fjalë për ndërtimin e rrugës që lidh aeroportin e Vlorës me autostradën e këtij qyteti procedurë prokurimi e fituar nga shoqëria “5D” dhe “Fusha shpk”, ku dyshohet se është përfituar nëpërmjet procedurave të paligjshme.
Për këtë procedurë në arsyetimin e saj, Apeli shprehet se nga ana e Prokurorisë nuk kanë një analizë për mënyrën se si është fituar kjo procedurë.
Gjithsej prokuroria ka evidentuar 12 procedura prokurimi, e ndërsa besohet se shoqëria “5D” ka nën dyshim edhe 11 tendera që mund të jenë subjekt hetimi për SPAK-un.
Edison Vatnikaj/Oranews