Zjarr në një kodër në Lushnjë, flakët përhapen me shpejtësi

Një zjarr ka përfshirë kodrën sipër qytetit të Lushnjës, ku flakët kanë djegur ullishte dhe shkurre.

Në vendngjarje ndodhet një helikopter i cili po shuan flakët duke hedhur ujë nga ajri, së bashku me policinë, forcat zjarrfikëse dhe policia bashkiake.

Era e fortë favorizon flakët, duke e bërë kështu më të vështirë shuarjen e zjarrit.


Shtuar 14.08.2024 16:44

Tags: ,