Përfshihet nga flakët zona në afërsi të ‘Syrit të Kaltër’ në Theth, rrezikohen dhe banesat e vjetra të banorëve

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre në afërsi të Syrit të Kaltër.

Zjarri është duke u përhapur me shpejtësi dhe banorët e zonës kërkojnë që të ndërhyhet sa më shpejt nga ajri por edhe forca tokësore.

Rrezikojnë të digjen banesat e vjetra të banorëve të Thethit si dhe dëmi në pyje në rast se zjarri vijon të përhapet edhe më shumë është i konsiderueshëm.

Po ashtu, zjarri, në rast nuk ndërhyhet mund të zbresë deri poshtë në bujtina dhe zonën e banuar që në këtë periudhë është e mbushur me turistë të huaj dhe vizitorë vendas.

Të gjendur në këtë situatë banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të marrin sa më shpejt masa për të shuar flakët e zjarrit dhe për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme.


Shtuar 14.08.2024 16:37