Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti, është rikthyer për disa ditë të bukura në Shqipëri.
Ylli i famshëm po shijon jugun e Shqipërisë së bashku me familjen e saj, ndonëse është zhvendosur për të jetuar në Amerikë.
Ajo me këtë rast nuk ka munguar me fotografi e video, për të treguar edhe për fansat kohën që po kalon.
E përfshirë tashmë edhe në Hollywood, bukuroshja ka vendosur që të sjellë disa imazhe në bikini.
Si gjithnjë, krijuesja e hitit “Mandarinë” ka mahnitur ndjekësit me fizikun atraktiv trupor.
“Gruaja më e bukur në Shqipëri”, “Shumë e bukur”, “E mahnitshme” – qenë vetëm disa nga komplimentet që mori.
Bleona prej vitesh ka qenë më e tërhequr nga projektet dhe muzika në shqip.