Analistët rikthehen me parashikimin e 100 mijë dollarëve për Bitcoin

Bitcoin u ngjit deri në 62 mijë dollarë mëngjesin e të Premtes përpara se të tërhiqej pak orë më vonë ndërsa mbarë tregu i kriptoaseteve po përpiqet të rikuperohet nga një javë e vështirë.

Ky rikuperim ka bërë që disa analistë të rikthehen me parashikimet e tyre se bitcoin do të shkojë në 100 mijë dollarë deri në fund të vitit.

Tregjet Amerikane u rritën gjithashtu ditën e Enjte me S&P 500 që shënoi ditën më të mirë që prej Nëntorit të 2022 ndërsa Nasdaq 100 u rrit me 3.1 përqind. E gjitha kjo situatë e krijuar ka ndihmuar rikuperimin e humbjeve të mëdha të së Hënës.

Ndërkaq në 24 orët e fundit BTC u ngjit me 7.2 përqind dhe është një prej rritjeve më të mëdha në një ditë të vetme në muajt e fundit. Lëvizja ka likujduar 100 milionë dollarë tregtime.

“Tani që Banka e Japonisë ka lënë të kuptohet se nuk do të rrisë më interesat, nuk mendoj se bitcoin do të bjerë më nën 50 mijë dollarë, e mbase kurrë më,” tha themeluesi i Transform Ventures Michael Terpin për CoinDesk.

Ai tha se pret që kriptoasetet të forcohen në 4 muajt e ardhshëm me rritje të forta në Tetor dhe Nëntor. Nëse Trump fiton zgjedhjet sipas tij, blerësit e rinj do të dërgojnë çmimin e Bitcoin në 100,000 dollarë.

Edhe kriptovalutat e tjera u rritën si Ether dhe Toncoin me 10 përqind, Solana dhe Cardano me 5 përqind. /PCWorld Albanian

Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.