Një makinë e djegur është gjetur sot në Sukth, që mendohet se i përket autorëve të vrasjes së Edmond Koçit në Durrës.
Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 08:40 të mëngjesit, në lagjen Nr.16. Sipas policisë, mjeti i djegur, tip Benz’ dyshohet se ka qenë me targa të vjedhura.
“Në lidhje me informacionin e mësipëm në Sukth është gjetur duke u djegur një mjet tip “Benz”, me targa të vjedhura, që dyshohet se është përdorur nga autorët.”, thote policia.