Sipas Equipe, drejtësia franceze do të vendoste kalimin e nigerianit nga Lille në klubin e De Laurentiis, shkruan Albeu.com.
Për transferimin e Victor Osimhen te Napoli, klubi i De Laurentiis pagoi 81,3 milion € në arkat e Lille verën e kaluar. Sidoqoftë, vetëm dhjetë prej tyre arritën në arkat e klubit francez.
Sipas Equipe, këto të dhëna kanë alarmuar drejtësinë Franceze, e cila po studion dokumentet dhe llogaritë rrjedhëse në lidhje me këtë operacion, për të kuptuar se ku kanë shkuar paratë e humbura.
Nën lupë do të ishte mbi të gjitha pozicioni i ish-pronarit të Lilla Gerard Lopez, ndër të tjera ditët e fundit një kandidat për blerjen e Bordeaux. /albeu.com/