Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, (SPAK) duket se ka dështuar të vendosë në prangat organizatorët e Inceneratorëve, të cilët nga arratia jetojnë mes luksit me milionat e vjedhura nga kjo aferë.
Teksa SPAK ka arrestuar disa nga personazhet e dorës së tretë të kësaj afere, për protagonistët, përfituesit kryesor dhe organizatorët e aferës së Inceneratorëve ka qënë i pafat, thuajse nuk ka arrestuar askënd prej tyre.
Një video ështe publikuar gjatë dirtës së sotme, ku shfaqet Mirel Mërtirin dhe baxhabakun e tij Mark Jaka, në Austri, në restorantin luksoz “Trattoria Toscana La No”, duke konsumuar darkë dhe aspak i shqetësuar.
Ndërsa në video shfaqet edhe shtetasi E.H.
Ndërsa data është lehtësisht e verifikueshme nga SPAK.
Mirel Mërtirit, është një nga personat në kërkim, si personi i ngarkuar nga Rama dhe Veliaj për të drejtuar këtë aferë, si dhe Mark Jaka, baxhanaku i Mërtirit, i cili kontrollonte situatën, për të mos e lënë që gjithçka të dalë nga kontrolli sa i përket aferës së inceneratorëve.
Pikërisht kjo është gjendja reale e drejtësisë në Shqipëri, ku SPAK bën sikur godet personazhet e aferave korruptive të lidhur me kryeministrin Edi Rama apo kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe nga ana tjetër nuk i ndjek ata në vendet ku ata ‘arratisen’ dhe shijojnë arratinë të lirë, pa u ndjerë aspak të kërcënuar nga ‘drejtësia e re’.
GJKKO u njoftua për vendodhjen në Austri të Mërtirit
Në fillim të këtij viti, GJKKO u njoftuar se personazhi kryesor i aferës së Inceneratorëve Mirel Mërtiri jeton në kryeqytetin e Austrisë, Vienë.
Ndërsa u raportua se adresa e tij zyrtare është e quajtur Kolingase 4/1 OG 1090 Wien, Austria.
Më herët në Vjene është identifikuar dhe bashkëjetuesja e Mërtirit, Stela Gugallja, e cila ka kërkuar azil./BOLDNEWS