Duket se modelja e njohur nga Prizreni, Kader Kicaj, ka ikur paksa nga jeta dhe aktivitetet e përditshme.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2 momentalisht ndodhet në pushime dhe si destinacion ka zgjedhur Turqinë.
Kjo arratisje e bukuroshes vjen pas një njoftimi që bëri në rrjete sociale për jetën e saj private.
Ajo njoftoi të gjithë se është ndarë nga partneri i saj, fituesi i Big Brother, Lumbardh Salihu.
E njëjta dukej e shqetësuar në postimin që bëri duke lënë vend për dyshime se ia ka thyer zemrën.
Madje pati raportime se ish-futbollisti nga Vitia e ka tradhtuar atë, përkundër se nuk ka reaguar deri më tani.
Pritet të shihet në vazhdim se si qëndron e vërteta mes tyre.