Petro Gjikuria: Unë do të jem kryetari i ardhshëm i Bashkisë Himarë, sot është ditë feste

Kandidati i Partisë Demokratike, Petro Gjikuria, ka shprehur bindjen se do të fitojë zgjedhjet e Bashkisë Himarë, teksa u shpreh se “unë do të jem kryetari i ardhshëm”.

Petro Gjikuria, pasi hodhi votën e tij në kutinë e votimit, u shpreh se sot është ditë feste dhe e demokracisë.

Ai u bëri thirrje himariotëve që t’i drejtohen qendrave të votimit, duke theksuar “të fitojë më i miri”.

“Kjo është një ditë feste, le ta festojmë të gjithë bashkë. Është dita e demokracisë, të gjithë bashkëfshatarët e mi të shkojnë në kutitë e votimit dhe të fitojë më i miri. Se çfarë do të bëhet ditën e nesërme do ta dimë të hënë. Mos të fillojmë me pyetje të tilla sikur kemi ngrënë limona që me mëngjes, unë do të jem kryetari i ardhshëm i bashkisë Himarë.

Vitin e kaluar njerëzit u lejuan të votojnë me karta të skaduara kurse këtë herë nuk u lanë të votoni, Ky është problem”, u shpreh kandidati demokrat Petro Gjikuria.