Akuzohet për korrupsion, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu paraqitet GJKKO

Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, paraqitet GJKKO për verifikimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’. Ish-gjyqtarja në kuadër të operacionit “Pl**mbi i Artë 2”, akuzohet për ‘korrupsion’, si bashkëpunëtore e eksponentëve kriminalë.

Siç shihet edhe nga pamjet, Fetahu shoqërohet nga policë dhe avokati i saj, hyn në GJKKO.

Bashkë me Fetahun, është arrestuar edhe zv.drejtori i burgut të Bradasheshit Martin Musaj.

Ish-gjyqtarja Fetahu, dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të vettingut.


Shtuar 2.08.2024 09:54