Temperaturat e larta mbërthejnë vendin/ Meteorologu Hakil Osmani zbulon surprizat e motit gjatë javës

Ditën e sotme, meteorologu Hakil Osmani, teksa ishte i ftuar në studion e lajmeve “Ora News”, nga “Metooalb”, ku ka bërë parashikimin e motit në ditët në vijim.

Osmani ka theksuar në ditët në vazhdim, do të kemi temperature të larta që do të arrijnë deri në 40 gradë celsius në qarqet e Elbasanit dhe Beratit.

“Dita e sotme do të ketë temperatura të larta, kemi maksimume të cilat presin të shkojnë shumë pranë vlerave 40 gradë celsius në qarqet e Elbasanit dhe Beratit. Edhe kryeqyteti do të jetë në vlerën 39 grad celsius. Po ashtu Gjirokastra dhe Shkodra do të kenë temperatura të larta. Vija bregdetare do t’i ketë temperaturat e ajrit nga 36-38 grad celsius. Ndërsa zonat me temperaturat më të freskëta do të jetë juglindja që do të shkojë jo më shumë se 35 grad celsius.

Duke filluar nga e mërkura dhe në vijim, kemi rënie graduale të temperaturave të ajrit. Nga e mërkura deri në fundjavë në orët e mesditës temperaturat do të luhaten në vlerën 37-38 grad celsius në qytetet e zonës së ulët, ndërsa gjatë vijës bregdetare do t’i kemi temperaturat 33-35 grad celsius”, tha Osmani.


Shtuar 29.07.2024 11:32