Albana Vokshi: Taksat e shqiptarëve janë keqmenaxhuar, sot nuk ka më gara për tendera

Këtë të enjte, gjatë seancës parlamentare deputetja e PD, Albana Vokshi, pati kohën e fjalimit të saj lidhur me tenderat dhe menaxhimin e taksave.

Vokshi u shpreh se në ditët e sotme nuk ka më konkurrencë lidhur me tenderat, duke mos zhvilluar as gara, ç`ka do të thotë se po keqmenaxhohen taksat.

Ndërkohë që sipas Vokshit, fajtor për situatën që ajo pretendon është Rama, i cili pasohet nga Veliaj.

Vokshi u shpreh gjithashtu, se këto janë pasojë edhe e shkatërrimit sipas saj të zgjedhjeve.

“Sot tenderat bëhen pa garë dhe kjo sjellë moskonkurrencën. Sot është rritur numri i tenderëve që negociohen, që shkojnë te fondi limit, që ka vetëm një emër

Rama mbron korrupsionin, ai është përgjegjës për keqadministrimin e taksave të shqiptarëve. Ndërkohë Veliaj është kapur në flagrancë me një rrugë që e kishte marrë njëherë një tender, me ato lekë ai bëri zgjedhjet dhe më pas u shkatërruan të gjitha proceset e tjera edhe ato të zgjedhjeve.

Jua kanë thënë edhe raportet vjetore që zgjedhjet janë shkatërruar, nuk latë gjë pa ndërhyrë e pa shkatërruar. Nisur nga Rama deri tek Veliaj”, tha Vokshi.


Shtuar 25.07.2024 15:59