E rëndë në Itali/ Përmbyset automjeti i ndërtimit gjatë punës, plagosen 4 shqiptarë

Mëngjesin e sotëm në orën 8:50 ne Itali, katër shqiptarë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti.

Bëhet me dije se aksident i rëndë ka ndodhur  në malin Scalambra, gjatë punimeve të prerjes së pyjeve.

Të lidhura

None found

Mediat italiane, raportojnë se një automjet ndërtimi është përmbysur në via del Maneggio, duke shkaktuar plagosjen e katër punëtorëve shqiptarë.

Të plagosurit janë një punëtor 27-vjeçar, dy 34-vjeçarë dhe një 30-vjeçar.

Të plagosurit u transportuan menjëherë me helikopter në spitalin Tor Vergata në Romë.

Karabinierët e pylltarisë Fiuggi, kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.