Kryeministri i Edi Rama e ka nisur këtë të diel duke ndarë pamje nga rruga më e re turistike Shëngjin-Velipojë.
Përpos fotove, kreu i qeverisë shkruan se ky aks i ri rrugor siguron një lidhje të re dhe të shpejtë mes dy plazheve të mëdha të veriut.
“Mirëmëngjes dhe me rrugën e re turistike Shëngjin-Velipojë, e cila i shton Shqipërisë një tjetër aks panoramik mbresëlënës, duke siguruar një lidhje të re e të shpejtë mes dy plazheve të mëdha të Veriut, ju uroj të diel të bukur”, shkruan kryeministri Rama.
https://www.facebook.com/ediramaal/posts/pfbid04Q5k2TvANE1vwaNnttYgWmS7XN4ReSGe1ZuqTgA3A47y6aztbG9VNp9hUYuWv9rul