E rëndë/ Babai harron vajzën në makinë, ndërron jetë nga i nxehti

Një tjetër rast i rëndë ka ndodhur në Itali, ku prindërit kanë harruar vajzën e tyre në makinë nën temperatura të larta.

Ngjarja ka ndodhur në Venecia, ku për paspjë një vajzë 1-vjeçare ka ndërruar jetë pasi babai i saj e harroi në makinë për disa orë.

Kur burri u kthye aty ku kishte parkuar, e kuptoi tragjedinë dhe kërkoi ndihmë, por vogëlushja nuk ia doli dot edhe pse u dërgua në urgjencë me shpejtësi.

Ky është rasti i dymbëdhjetë në Itali, në 26 vitet e fundit që një fëmijë vdes për shkak se harrohet në makinë.


Shtuar 20.07.2024 11:02