Plas sherri mes të rinjve, policia parandalon ngjarjn e rëndë në Velipojë

Mbrëmjen e djeshme, policia ka parandaluar një ngjarje të rëndë në Velipojë, ku një sherr mes të rinjve mund të kishte sjellë pasoja për jetën.

Gjatë një grindjeje mes dy të rinjve, një 19-vjeçar ka nxjerrë nje mjet preres për të goditur 22-vjeçarin, por fatmirësisht është ndaluar në kohë nga efektivët, të cilët e kanë arrestuar.

Ndërsa është proceduar penalisht 22-vjeçari i akuzuar për goditje me grushta ndaj adoleshentit.

Goditi me grushte një shtetas 22 vjeç, kapet nga Policia, sapo nxorri mjetin prerës, për ta përdorur në konflikt, dhe vihet në pranga 19-vjeçari.

Procedohet penalisht 22-vjeçari, pasi ka goditur me grushte, 19-vjeçarin.

Sakaq, sekuestrohet mjeti prerës.

Mesditën e djeshme, menjëherë pas njoftimit për një konflikt ndërmjet disa të rinjve, për motive të dobëta, në vendparkimin e automjeteve, në një subjekt në qendër të Velipojës, shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë kanë shkuar në vendngjarje, për të parandaluar përshkallëzimin e këtij konflikti dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët.

Si rezultat, u kap sapo kishte nxjerrë nga automjeti, mjetin prerës, për ta përdorur në konflikt, dhe u arrestua shtetasi K. S., 19-vjeç.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin K. T., 22-vjeç, pasi gjatë konfliktit, ka goditur me grushte të arrestuarin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 18.07.2024 12:25