Rama i kujtoi se ka qenë polic, kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu replikon me kryeministrin

Në mbyllje të fjalës së sotme përpara kryetarëve të bashkive, kryeministri Rama bëri batuta me Pjerin Ndreun. Teksa po i thoshte kryebashkiakut të Shijakut, që të jetë shembull për Pjerin Ndreun në procesin e legalizimit, Rama nuk la pa përmendur të kaluarën e Ndreut si polic. Kjo mesa duket solli irritimin e Ndreut që tha se ndihet krenar për atë që ka qenë.

Rama: “Kam një fjalë për ty, Elton: ishe kampioni i rindërtimit. E bëre Shijakun avangardën në rindërtim duhet të bëhesh kampion i legalizimeve. Dakord? Sepse kur i thosha Pjerinit merr shembullin nga Shijaku për rindërtimin thoshte është punë e vogël. Shembullin tënd t’ja tregoj Pjerin Ndreut dhe ti them ja si bëhen legalizimet se nuk do rrimë vetëm duke të lavdëru ty policia”.

Ndreu:Njolla e policit më ka ndjekur. E kam për nder”.

Rama: “Të mos ishe polic nuk do ishte kryetar bashkie. Ja e sheh, bën polemik. Ai merak do dali me shpirtin”.

Ndreu:Kur doni me sha njeri thoni je ba si polic”.

Rama:Pse përhap lajme të rreme. Nuk e them, këtë shaka e bëre si polic”.

Ndreu:Mund ta bëjmë më mirë procesin e legalizimit. Kemi rol honorifik”.

Rama:Nuk je shumë i qartë, u ngrite se të doli emrin, por nuk je i përgatitur!
Këtë proces do ta udhëheqë bashkia, jo Kadastra. Bashkia do thotë këto janë prioritare, kadastra do iu marrë dhe të bëjë regjistrimin. Çdo gjë që sipas jush nuk shkon, referohet te ministri. Në këtë mënyrë të dyja palët bëjnë punën e tyre dhe kontrollojnë njëri-tjetri, jo njëra dorë ia jep tjetrës dhe të dyja bashkë lajnë fytyrën”.

Ndreu: “Prapë kam mendim ndryshe”.

Rama:Me këtë konkluzion të policisë, ju falënderoj dhe punë të mbarë”.


Shtuar 17.07.2024 13:40