Sauthgejt largohet nga Kombëtarja angleze

Finalja e dytë e humbur në Europian ka qenë fatale për Garet Sauthgejt, i cili para pak çastesh ka dhënë dorëheqjen.

Edhe pse pas humbjes me Spanjën evitoi që të fliste për të ardhmen, Saouthgejt ka komunikuar vendimin e vështirë ditën e sotme.

53-vjeçari ishte nën kontratë me Federatën e Futbollit deri në dhjetor të këtij viti, por preferoi që të merrte një vendim të tillë që tani.

Sauthgejt u emërua si Komisar Teknik i Anglisë në 20216-ën dhe udhëhoqi “Tre luanët” në katër turne të mëdhenj.


Shtuar 16.07.2024 12:43