Në orët e para te mengjesit të kësaj të marte, ka rënë zjarr pranë një pike ish-karburanti në afërsi të fshatit Fushë Gjorem në zonën e Laçit.
Raportohet se në magazinat e ndodhura pranë pikës së karburantit të mbushura me sasi baze ushqimore, është vënë zjarri, ndërkohë ende vijon djegia e bazës ushqimore.
Zjarrfikësit e Laçit ndodhen në vendngjarje në izolimin e flakëve, tashmë nuk kanë rrezik në përhapje të mëtejshme, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit pranë autostradës në afërsi të fshatit Fushë Gjorem.