Eurodeputeti dhe ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarë, Fredi Beleri ka mbërritur më herët në Athinë nga ku nesër do të niset drejt Strasburgut për betimin e tij në Parlamentin Evropian.
Gjatë qëndrimit të tij në Athinë, Beleri po zhvillon një takim me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet i kandiduar nga partia e Mitsotakis, “Demokracia e Re” në zgjedhjet europiane të 9 qershorit.
Pas dënimit nga Apeli me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi Belerit mandatin e të zgjedhurit si kryetar bashkie në Himarë dhe më pas presidenti i Republikës shpalli zgjedhjet e pjesshme për kreun e kësaj bashkie më 4 gusht të këtij viti.