Shpërthen bombula e gazit në Vlorë, digjet nga flakët lokali

Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e sotme në Vlorë. Mësohet se ngjara e rëndë ka ndodhur në një lokal në lagjen ‘Ish-Frigoriferi’.

Fatmirësisht nga shpërthimi dhe zjarri nuk ka pasur njerëz të lënduar, por dëmet materiale janë të shumta. Policia dhe zjarrfikësja kanë ardhur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve.


Shtuar 14.07.2024 18:49

Tags: ,