Ervin Karamuço: Në Shqipëri po krijohet një familje mafioze, ka fuqinë të komandojë edhe shtetin

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, gjatë një interviste në TCh,u shpreh se në Shqipëri ka tendencë të krijohet një familje mafioze.

Karamuço solli shembullin e mafias në vendet fqinje, por tha se në Shqipëri janë ende grupe kriminale të strukturuara.

Gjithashtu, ai shtoi se familja mafioze ka fuqinë të komandojë edhe shtetin.

“Ka një tendencë që e kemi ndarë në disa diskutime lidhur me krijimin e një familjeje mafioze të mirëfilltë. A ekzistojnë kushtet, po! Janë këto goditje falë SKY dhe Encrochat të cilat atrofizojnë mundësinë që të avancojnë dhe të jenë një luftë për autoritet tona që do ndihen të pafuqishme.

Ka tendenca, sidomos në Shqipërinë e mesme dhe në Veri qe mund të çojnë që formën e bashkimit të strukturave të caktuara ne na ngjajnë si sindikata. Bëhen bashkë por jo të kenë krijuar një komision të mirëfilltë nga ato që njohim ne që nga Silcilia, Ndragheta e kështu me radhë.

Ne biem dakord me një gjë, jo në kuptimin e elementeve te traditës mafioze, por kemi tendencën që disa nga këto organizata të bashkuara mund të komandojnë shtetin. Ata na thonë mafia shqiptare, por aktualisht janë organizata kriminale por që mund të kthehen në familje mafioze”,-u shpreh Karamuço.


Shtuar 10.07.2024 11:54