Mëngjesin e kësaj të mërkure, kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion.
Mësohet se Ndreu, është thirrur si person nen hetim për “Shpërdorim detyre”.
“U thirra në cilësinë e personit nën hetim. Do paraqitem gjithnjë kur të më kërkojnë të më kërkojnë t’i sqarojmë gjërat. Është një proces politik po më hetojnë për ‘shpërdorim detyre’”, u shpreh ai.