Statujës gjigante budiste në Japoni i vihet maskë anti-Covid (VIDEO)

Perëndeshës budiste në Japoni i është vendosur një maksë anti-Covid e bërë me porosi për fytyrën e saj. Ky akt vjen si një lutje për fundin e pandemisë së virusit koronavirus.

U deshën 4 punëtorë dhe tre orë kohë për të vendosur maskën në statujën e bardhë të perëndeshës budiste Kannon, e cila është 57 m të lartë.

Perëndeshës iu vendos një maskë rozë, me përmasa 4.1 m me 5.3 m dhe peshë 35 kg ./albeu.com


Shtuar 17.06.2021 12:28