Emri/ Përmbyset mjeti i tonazhit të rëndë, humb jetën shoferi në Memaliaj

Paraditen e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Qesarat në Memaliaj, ndërsa një 50-vjeçar ka humbur jetën. Sipas informacioneve, mesohet se automjeti i tonazhit të rëndë që drejtohej nga shtetasi Leonard Nanaj, rreth 50-vjeç, në një rrugë dytësore të hapur rishtazi, aksidentalisht është përmbysur dhe ka zënë poshtë shtetasin L. N., i cili për pasojë ka humbur jetën.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Memaliaj/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në fshatin Qesarat, Memaliaj, një automjet i tonazhit të rëndë (automjet shpimi për nxjerrjen e ujit) që drejtohej nga shtetasi Leonard Nanaj., rreth 50 vjeç, në një rrugë dytësore të hapur rishtazi, aksidentalisht është përmbysur dhe ka zënë poshtë shtetasin Leonard Nanaj., i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.


Shtuar 7.07.2024 12:18