Roza Lati dhe Françeska Murati, po kalojnë pushimet me njëra-tjetrën. Dy ish-banoret e “BBVIP 3” pas përfundimit të spektaklit janë lidhur shumë së bashku.
Moderatorja e njohur dhe “Miss London 2023”, kanë pasur përplasjet e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por duket se çdo gjë e kanë lënë pas.
Së fundmi, të dyja ato kanë postuar video dhe foto të njëra-tjetrës duke shijuar jugun e Shqipërisë, teksa në një postim, Françeska shkruan: “Ata që zihen, duhen më shumë”, duke e shoqëruar me fytyrë duke qeshur dhe me një zemër të bardhë.
Kjo është hera e dytë që dy ish-banoret po kalojnë pushimet së bashku, pasi edhe disa javë më parë Roza dhe Françeska ndodheshin në plazh, së bashku me ish-banorin Fation Kuqari.