Hamasi heq dorë nga një kërkesë kyçe, hapet rruga për armëpushim në Gazë

Hamasi, grupi i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, e ka dhënë pëlqimin fillestar për një propozim amerikan për një marrëveshje për armëpushim në Rripin e Gazës, pasi hoqi dorë nga njëra prej kërkesave kryesore, thanë një zyrtar egjiptian dhe një i Hamasit të shtunën.

Grupi radikal hoqi dorë nga kërkesa që Izraeli t’i japë fund plotësisht luftës.

Megjithatë, vendimi i Hamasit i cili e kontrolloi Gazën para se ta nxiste luftën më 7 tetor duke e sulmuar Izraelin mund të bëjë që të ketë pushim të luftimeve për herë të parë prej nëntorit të kaluar, si dhe ta hapë rrugën për bisedime të mëtutjeshme për t’i dhënë fund luftës tashmë nëntëmujore.

Por, të dyja palët paralajmëruan se nuk ka garanci ende për një marrëveshje të mundshme.


Shtuar 6.07.2024 17:05