Ngjarje horrori në Itali, i pret kokën vëllait me sëpatë dhe ia flak nga ballkoni

Një ngjarje makabre ka ndodhur në Itali, ku një 57-vjeçar i ka prerë kokën vëllait të tij 70 vjeçar me një sëpatë dhe më pas e ka flakur kokën nga ballkoni.

Ngjarja ka ndodhur në Pannarano, një qytet i vogël samnit me 1900 banorë në Luginën e Caudina në provincën e Beneventos në kufi me Avellino.

Personi që lajmëroi policinë ishte vetë vrasësi, 57-vjeçari Benito Miarelli, i cili tashmë ndodhet në burgun e Beneventos, i akuzuar për vrasje të rëndë.

Sipas asaj që mësohet, 70-vjeçari Annibale Miarelli është vrarë me sëpatë teksa flinte. Ai ishte kthyer së fundi për të jetuar në shtëpinë e familjes në Pannarano pasi kishte jetuar për vite në Romë.

Pensionisti kishte humbur gruan e tij dhe shpresonte të gjente ngushëllim në tokën e origjinës së tij. Por shumë shpejt do të fillonin mosmarrëveshjet me vëllain e tij 57-vjeçar Benito.


Shtuar 4.07.2024 20:01