Tensione në Kuvend/ Noka përplaset me Nikollën, deputeti i PD-së: Nuk shpëtoni dot…

Deputeti i PD, Flamur Noka, është përplasur me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, fill pas sherrit mes Erion Braçes dhe Gazment Bardhit, ku fjalori degradoi ne përdorimin e fjalëve “gore dhe k*rvë”.

Noka ka ironizuar qëndrimin e maxhorancës, duke i përmendur disa skandale të qeverisë, por Lindita Nikolla i ka ndërprerë fjalën, duke i thënë se kjo nuk ishte procedurë.

Por ndërprerja e fjalës ka sjellë reagimin e opozitës, të cilët kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.

Noka e ka quajtur si “mafia” maxhorancën, por Nikolla i kërkuar të zbatojnë rregullore.

Mafia je vetë”, tha Nikolla duke i kujtuar Gazment Bardhit se ky i fundit sipas saj “hiqet si dashnor i rregullores”.

Ndërkohë punonjësit u vendosën para foltores, ndërsa Nikolla ndërpreu seancën plenare.

Flamur Noka:Që jeni në zhytur dhe nga sikleti nuk dini çfarë të bëni nuk është faji ynë. A ju kanë faj shqiptarët që Kryeministri futi në zyrë Luftar Hysën, e kartelit Sinaloa”.

A është zyrë private apo shtetërore? A është privatë apo shtetërore që futi një zyrë McGonigalin.

Nikolla:Ju heq fjalën, kjo nuk është procedurë”.

Nikolla: “Uluni në vend, e konsuamuat kohën tuaj”.

Nikolla: Patjetër as unë nuk shpëtoj dot, por as ju nuk shpëtoni: Nuk është procedure zoti Bardhi

Nikolla: “Mafia je vet! Të tërheq vërejtjen për fyerjen. Keni dalë jashtë procedurës”.

Ma njeh rregullorja t’jua ndërpresë fjalën. Uluni në vend! Nuk foli për procedurë zot Bardhi, se jeni dhe dashnor i rregullores dhe Kushtetutës. Nuk foli për procedurë.


Shtuar 4.07.2024 11:29